Kjo është vlera në treg e Kosovës dhe e Maltës

Kjo është vlera në treg e Kosovës dhe e Maltës

Kosova luan sonte prej orës 18:00 në Ta’qali përballë Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Malta humbi 3 me 1 në stadiumin Fadil Vokrri ndaj kombëtares sonë, por duke lënë përshtypje të mirë. Deri tash, Malta ka arritur t’i fitojë vetëm 2 pikë në katër ndeshje, dhe nuk ka as gjasa teorike për të kaluar tej.

Kosovës i vyen një fitore dhe një barazim.

Malta vlen 4 milionë e 900 mijë euro. Lojtari Andrè Schembri i vetëm vlen sa 1/5 e kombëtares së tij, pra 1 milion euro. Ai luan për Apollon Limassol ku ka shënuar 6 gola në 34 ndeshja. E liga e Qipros ka arritur që vazhdimisht t’i çojë skuadrat lart në garat evropiane, veçanërisht Apollonin.

Lojtarët tjerë të vlefshëm, shkruan Periskopi, janë Effiong, Muscat, Fenech dhe portieri Hogg. Kapitei Mifsud që është legjendë e kësaj kombëtareje, aktualisht në moshë të shtyer vlen vetëm 150 mijë.

Kosova vlen 38 milionë euro e kusur. Më i vlefshmi është Valon Berisha i Lazios me 9 milionë. Pastaj është Rashica i Bremenit me 7. Mbi 1 milionë janë edhe Zeneli [5,5], Kololli [2], Kryeziu [1,75], Zhegrova [1,5] dhe Voca [1,25]. /Periskopi

Shpërndaje në: