Nëse Pangea do të ekzistonte, Kosova do të ishte qendra e dynjasë – Amerikën dy hapa larg (Foto)
Pangea ishte superkontinenti që ekzistoi rreth 335 milionë vjet më parë, dhe nisi të ndahej në kontinente rreth 175 milionë vjet më parë, shkruan Periskopi. Për dallim nga shpërndarja e tanishme e masës së kontinenteve, shumica e Pangeas ishte në hemisferën jugore dhe e rrethuar me superoqeanin Panthalassa.

Emri Pangea [ose pangaea] rrjedh nga greqishtja antike dhe do të thotë pan/e gjitha dhe gaia/tokë.
Natyrisht që shpërndarja e kontinenteve pati ndikimin e vet në zhvillimet e mëvonshme në evoluimin e species njerëzore dhe as që mund të pritej që kombet-shtete të formoheshin mbi atë superkontinent.
Por, cili ishte vendi që zinte sipërfaqja e Kosovës në atë dynja të heshtur?

Siç mund ta shihni nga fotografia e dytë e artikullit, Kosova ishte në epiqendër të superkontinentit, me sipërfaqen e ShBA-ve gati dy herë më afër se herëve tjera. Siç e shihni, Rusia do të ndodhej edhe më larg, ndërkohë që Kina gati një botë larg. /Periskopi



