‘Hashim Putin’ dhe ‘Vladimir Thaçi’, sërish grafite në Prishtinë
Debati për takimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë që në vende të ndryshe të Prishtinës të vendosen edhe grafite të ndryshme.
Një i tillë është vendosur në hyrje të qytetit nga Fushë Kosova me ç’rast presidentit Hashim Thaçi ia kanë ndërruar mbiemrin duke e quajtur “Hashim Putin”, ndërsa, presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, ia kanë shkruar mbiemrin “Thaçi”.
Po ashtu, grafite janë shkruar edhe te Qendra Studentore dhe te Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Ende nuk dihet se kush i ka shkruar këto grafite.
Ditë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Paris nga i cili thotë të ketë marrë përkrahjen për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.






