Kosova fundosë Maltën, ja bën 4 me 0

Kosova fundosë Maltën, ja bën 4 me 0

Kosova duket e pandalshme tashmë, teksa ka gjetur edhe golin e tretë dhe të katërt brenda pak minutave ndaj Maltës.

Këtë herë golat u shënua pas aksioneve briliante, me Vedat Muriqin që asistoi te Donis Avdiaj, i cili në portën e zbrazët shënoi golin e tretë për Kosovën.

Po i njëjti, realizoi edhe golin e katërt, pasi pranoi asistin e Milot Rashicës.

Tashmë gjithçka ka përfunduar dhe fitorja shkon për ‘Dardanët’./Periskopi/

Shpërndaje në: