Kosova përdhunon Maltën në Ditën e Çlirimit (VIDEO)
Më 17 nëntor 1944 shqiptarët festuan Ditën e Çlirimit, teksa sot pas 74 viteve Kosova arriti fitoren më të madhe në histori që nga pranimi në UEFA e FIFA, duk e mposhtur Maltën me rezultat 0:5.
‘Dardanët’ e nisën në mënyrë prefekte ndeshjen, teksa shënoi pas 15 minutave me sulmuesin Vedat Muriqi, i cili padyshim ishte njeriu i ndeshjes sot.
Rastet vazhduan edhe pas golit, por mungonte konkretizimi nga Milot Rashica e Valon Berisha.
Fraksioni i dytë nisi vrullshëm për maltezët, të cilët fituan metra në fushë dhe qarkullonin topin.
Por atëherë kur Malta kërkonte golin, Benjamin Kololli (70′) me një parabolë fantastike dyfishoi epërsinë për tanët.
Më pas, loja e vendasve sa vije e hapej më shumë ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan lojtarët e Kosovës, që shënuan dy gola të shpejtë nëpërmjet zëvëndësuesit Donis Avdiaj, duke e çuar rezultatin në 0:4.
Për ta kompletuar ‘manitan’ e famshme u përkujdes Milot Rashica, që me një super-gol vulosi sfidën 0:5.
Në anën tjetër, edhe Azerbajxhani arriti fitore me rezultat 2:0.
Kosova udhëheqë tabelën me 11 pikë, teksa Azerbajxhani ka dy pikë më pak.
Ndeshja e së martës në ‘Fadil Vokrri’ pritet të konfirmojë fituesin e grupit, teksa Kosovës nuk i konvenon vetëm humbja./Periskopi/



