Challandes flet pas ndeshjes: Finalen e kemi të martën

Challandes flet pas ndeshjes: Finalen e kemi të martën

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka reaguar pas fitoren 5:0 ndaj Maltës.

Ai është shprehur tejet i kënaqur me përformancën, por qëndron me këmbë në tokë për ndeshjen me Azerbajxhanin, transmeton Periskopi.

”Jam i lumtur me përformancen. Pjesa e parë ishte pjesë e mirë. Malta luante shumë në mbrojtje dhe ne nuk kishim shumë hapësira. Kishim raste për ta vrarë ndeshjen, por nuk e bëmë”.

”E kujtojmë ndeshjen në Prishtinë, gafën që bëmë gjatë pësimit të golit dhe sot ishim shumë stabil”.

”Sot jam i kënaqur me shpirtin e ekipit, intensiteti ishte i madh. Malta luajti futboll të bukur në pjesën e dytë por ata sulmonin dhe ne kishim hapësira dhe me ekipin që e kemi, ne i shfrytëzuam. Me pesë golat e sotëm jam i kënaqur, sepse ndeshjet e kaluara nuk ishim efikas”.

”E kam parë programin kur u hodh shorti dhe e dija që Kosova – Azerbajxhan do ishte finale, pasi doli të jetë ndeshja e fundit”.

”Do jetë ndeshje e madhe për në, për Kosovën dhe mendoj së është mirë sepse mund ta shohim kapacitetin që kemi. Azerbajxhani ka lojtarë shumë kualitativ dhe zhvillon futboll të bukur, por unë kam besim te grupi. Jemi të entuziazmuar për ndeshjen në Prishtinë”, përfundoi 67-vjeçari./Periskopi/

Shpërndaje në: