Pjesa e parë: Shqipëria fundoset, Ismajli debuton falë Mavrajt

Pjesa e parë: Shqipëria fundoset, Ismajli debuton falë Mavrajt

Shqipëria assesi nuk po arrin të këndellet nga kriza që e ka kapluar me trajnerin Christian Panucci.

‘Kuqezinjët’ janë duke u mposhtur 0:2 nga Skocia pas përfundimit të pjesës së parë, në kuadër të grupit të parë të Ligës C.

Ryan Fraser shfrytëzoi gabimin në mesfushën e Shqipërisë dhe shënoi pas 14 minutave, teksa nga penalltia u tregua i saktë Steven Fletcher në fundin e pjesës e parë.

Për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët Kombëtares u përkujdes Mërgim Mavraj, i cili u ndëshkua me të kuq pas një gjesti jo sportiv.

Kjo i mundësoi ish-kapitenit të U21 të Kosovës, Ardian Ismajli të debutonte me fanelen kuqezi./Periskopi/

Shpërndaje në: