Kartoni i kuq i Mavrajt në stilin e Zidane (VIDEO)

Kartoni i kuq i Mavrajt në stilin e Zidane (VIDEO)

Mbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 23-të pas gjestit anti-sportiv që bëri.

Futbollisti i Aris së pari u ndëshkua me të verdhë pas ndërhyrjes që bëri ndaj kundërshtarit, por më pas sikur Zinedine Zidane në finalen e vitit 2006, veproi me inat dhe pasoi kartoni i kuq, për ta lënë Shqipërinë me 10 lojtarë në fushë, shkruan Periskopi.

Trajneri Panucci nga stoli duartrokiti me ironi Mavrajn për gjesin që bëri.

Shqipëria është duke mposhtur 0:2 nga Skocia, çka do thoshte hap prapa në ndeshjet e Ligës së Kombeve./Periskopi/

Shpërndaje në: