Panucci flet për koret e tifozëve: Më mirë mua se lojtarët
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka folur pas humbjes turpëruese nga Skocia.
‘Kuqezinjët’ pësuan humbje 4:0 në ‘Loro Boriçi’, njëra ndër humbjen më të thellë në historinë e Kombëtares, përcjell Periskopi.
”Përgjegjësia është vetëm e imja. U mundova të bëja diçka ndryshe, por dështova. Lojtarët nuk kanë faj, por unë”, potencoi Panucci.
Për koret e tifozëve, që kërkon largimin e tij, ai u shpreh:
”I kuptoj, por është përgjegjësi e imja. Më mirë të më shajnë mua se sa lojtarët”, përfundoi ish-lojtari i Romës./Periskopi/



