Robin Krasniqi mbrëmë e fitoi këtë çmim të madh
Mbrëmë ishte nata e shqipëtarve.
Pas triumfit të Kosovës në Maltë dhe fitores së medaljeve në xhudo, rradha ishte për Robin Krasniqi.
Kosovari, i cili u paraqit nën ‘petkun’ gjerman fitoi ndaj Ronny Landaetas vetëm pas vendimit të gjyqtarëve në fund të ndeshjes.
Ndeshja ishte e vlefshme për titullin evropian të kategorisë super të mesme, e njohur me akronimin EBU.
Fillimisht parashikohej që të ndeshej me Stefan Hartel, mirëpo Hartel për arsye personale u tërhoq në çastet me ç’ka e detyroi Landaetan të vihet përballë bokserit Krasniqi.
Ditëve në vijim pritet të mësohet meçi i ardhshëm, derisa ne, ashtu siç kemi bërë deri më tani do t’iu qëndrojmë pranë në kohë reale për ç’do ndryshim eventual.



