Mane shpërthen në lot, arsyeja është e çuditshme (VIDEO)

Mane shpërthen në lot, arsyeja është e çuditshme (VIDEO)

Sadio Mane e përfundoi ndeshjen kundër Guinea Ekuatoriale me lot.

Kombëtarja e yllit të Liverpool, Senegali arriti fitore minimale ndaj Guinea E. por ai humbi një shans të qind për qindtë për të dyfishuar epërsinë e Senegalit gjatë ndeshjes, përcjell Periskopi.

E kjo nuk i pëlqeu senegalezëve, që filluan të vërshëllenin drejt Sadio Mane, i cili e mori shumë afër vetes dhe shpërtheu në lot pas përfundimit të ndeshjes, ani pse kombëtarja e tij arriti fitore dhe u kualifikua për Kupën e Afrikës me vendin e parë.

Kjo është edhe ndoshta arsyeja më e çuditshme që është dëgjuar ndonjëherë, për ta vërshëllyer lojtarin vetëm pse e ka humbur një shans për gol./Periskopi/

Shpërndaje në: