Ndeshja e çmendur në Wembley, Anglia i hakmerret Kroacisë (VIDEO)
Anglia ka arritur ta mposht Kroacinë me rezultat 2:1, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo fitore është një lloj hakmarrje për humbjen që kroatët ia shkaktuan ‘Tre Luanëve’ në Kampionatin Botëror.
Padyshim ndeshja më e mirë në Ligën e Kombeve deri tani, me raste të panumërta dhe me plotë emocione.
Pavarësisht rasteve, golat munguan në pjesën e parë.
Kurse në fraksionin e dytë Kramaric (57′) befasoi Wembleyn, duke i dhënë epërsinë Kroacisë pas një kundërsulmi.
https://www.youtube.com/watch?v=TiSh8JqXlc4
Gareth Southgate reagoi me disa zëvëndësime dhe kësisoji në minutën e 78-të Jesse Lingard barazoi gjithçka, para se Harry Kane (85′) t’i sillte fitoren e madhe Anglisë dhe ta kualifikonte kombëtaren angleze në fazën finale të Ligës A.
https://www.youtube.com/watch?v=kszGxIgV9rg
https://www.youtube.com/watch?v=UYKbLsweVx4
Pas kësaj humbje, Kroacia bie një ligë më poshtë pasi ka grumbulluar vetëm katër pikë. Spanja përfundoi në vendin e dytë, për ta vazhduar aventurën në Ligën A. /Periskopi/



