Zyrtare: Kjo është lista e Kosovës për kualifikimet e Evropianit 2021
Kosova ka publikuar listën për kualifikimet e Evropianit 2021 në basketboll.
Rikthimi i Edmond Azemit është risia e kësaj liste, siç edhe ishte paralajmëruar, shkruan Periskopi.
Kosova ka zhvilluar një ndeshje gjatë kualifikimeve dhe kanë pësuar humbje nga Rumania.
Dy ndeshjet e ardhshme do luhen me 29 nëntor dhe 2 dhjetor, ndaj Rumanisë respektivisht Maqedonisë.
Kjo është lista e plotë:
Scott Bamforth
Valon Bunjaku
Leonard Mekaj
Dardan Berisha
Erjon Kastrati
Edmond Azemi
Muhamedali Janjeva
Andi Shehu
Gëzim Morina
Fisnik Rugova
Lis Shoshi
Ergin Grosha
/Periskopi/



