Kështu u pritën futbollistët e Kosovës në orën 02 pas mesnate në aeroportin “Adem Jashari” (VIDEO)
Përfaqësuesja e Kosovës u prit në mënyrë fantastike nga tifozët, “Dardanët”, në aeroportin ‘Adem Jashari” pas fitores kundër Maltës.
“Dardanët” e turpëruan Maltën në shtëpi me fitore me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve. Golat u shënuan nga Vedat Muriqi, Benjamin Kololli, Donis Avdijaj (2) dhe Valon Rashica.
Përfaqësuesja u arriti në Prishtinë në orën 2 të mëngjesit, dhe “Dardanët” kishin shkuar në aeroport për t’ia pritjen e merituar pas fitores.
“Sna ndal as shiu, e dojna borën; Jetojmë për Shqipni, Vdesim për Kosovën”, shkruhet në mbishkrimin e videos së postuar nga tifozët e Kosovës.
Kosova e luan ndeshjen vendimtare të martën në “Fadil Vokrri”, kundër Azerbajxhanit. Barazimi ose fitorja do ta shpallte Kosovën fituese të grupit dhe do t’i siguronte ngritjen në Ligën C.



