Juventus përgatit listën për transferime, ylli i United dëshira kryesore e Allegrit
Juventus është duke përgatitur të bëjë ‘peshkim’ në Premier League, teksa ka vendosur lojtarët që i do në merkaton e janarit.
Tuttosport raporton se Christian Eriksen dhe Paul Pogba janë synimet kryesore të kampionit të Serie A, së bashku me mesfushorin e Paris Saint-Germain Adrien Rabiot dhe atë të Arsenalit Aaron Ramsey, përcjell Periskopi.
E përditshmja italiane bënë të ditur se Paul Pogba është synimi i kryesor i ‘Bardhezinjëve’, teksa francezi luajti në Juventus Stadium gjatë viteve 2012-2016.

Adrien Rabiot vazhdon të ketë probleme me ekipin aktual, teksa ka menduar seriozisht largimin nga Franca. Juventusi është ekipi i vetëm serioz i interesuar për të.


Në anën tjetër, danezi Christian Eriksen nuk është se ka probleme me klubin e tij, por mungesa e trofeve me Tottenham është një arsye për ta menduar largimin dhe Juventusi mund ta plotësoj egon e tij. /Periskopi/



