Hazard e pranon: Nuk e meritoj ‘Topin e Artë’, por ja kush duhet ta fitojë

Hazard e pranon: Nuk e meritoj ‘Topin e Artë’, por ja kush duhet ta fitojë

Eden Hazard është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion.

Ylli belg po e udhëheq skuadrën e tij Chelsean drejt vendeve të para në Ligën Premier dhe në Ligën e Evropës.

Shumë njohës të futbollit e shohin Hazardin si fitues të Topit të Artë në një të ardhme.

Por ka qenë vetë lojtari që ka folur për këtë temë, duke thënë se për këtë vit nuk e meriton këtë çmim.

“Vij nga një stinor i mirë, por duhet të jem me këmbë në tokë. Nuk mendoj se e meritoj Topin e Artë’, sepse në këtë moment ka lojtarë më të mirë”, tha Hazard.

“Objektivi im nuk është të fitoj këtë çmim, por dua të argëtohem sa më shumë në fushë”, u shpreh belgu.

27-vjeçari ka folur edhe për lojtarin që e meriton këtë çmim e që sipas tij është Kylian Mbappe.

“Do të thosha që e meriton Luka Modric, por që prej gushtit e deri më tani nuk ka luajtur aq mirë si zakonisht”.

“Nëse duhet të merrej në konsideratë ecurinë e gjithë stinorit, atëherë këtë çmim do t’ia jepja Mbappes”, tha Hazard.

Shpërndaje në: