Goli i barazimit i Anglisë u shënua në mënyrë të parregulltë, ja përse (FOTO)
Anglia vulosi kalimin në fazën finale të Ligës së Kombeve, pasi mposhti me një rikthim Kroacinë (2-1) në Wembley.
Kramaric shënoi golin e parë të ndeshjes për kroatët, para se zëvëndësuesi Jesse Lingard të barazonte rezultatin. Pak minuta pa përfunduar ndeshja, Harry Kane kompletoi hakmarrjen ndaj kombëtares ballkanase, përcjell Periskopi.
Megjithatë, pas ndeshjes janë publikuar pamjet, ku shihet se Joe Gomez, i cili nga rivënia anësore me duar kroson topin, shkel vijën, çka në futboll është e parregulltë.

Pas këtij topi në zonë, erdhi edhe goli i barazimit i shënuar nga asi i Manchester United, Jesse Lingard./Periskopi/



