Zvicra nënshtron Belgjikën, Shaqiri me shokë të pandalshëm (VIDEO)
Zvicra ka arritur fitore të madhe ndaj Belgjikës, duke e mposhtur me rezultat 5:2 dhe duke e fituar grupin, për të kaluar në fazën finale të Ligës së Kombeve.
Sfida nuk nisi mirë për vendasit, që pas 17 minutave pësuan dy gola nga belgët, që shënuan nëpërmjet Thorgan Hazard.
https://www.youtube.com/watch?v=BYW1mm1yeXc
https://www.youtube.com/watch?v=ap7DY3L2A-Y
Megjithatë, ekipi i Petkovic u këndell dhe ngushtoi epërsinë nga pika e bardhë, ku i saktë u tregua Ricardo Rodriguez (26′).
https://www.youtube.com/watch?v=1V4lmUWqgmM
Heroi i ndeshjes, Haris Seferovic (31′ 45′) baraspeshoi gjithçka, para se në fundin e pjesës së parë të kompletonte rikthimin sensacional, duke shënuar për 3:2.
https://www.youtube.com/watch?v=GCKm5JN4FQI
https://www.youtube.com/watch?v=8e0VZtWHQgw
Pjesa e dytë nisi mirë sërish për ‘Helvetikët’ që ngritën epërsinë në 4:2, falë asistimit të dytë personal të Xherdan Shaqirit, kur Elvedi fundosi shpresat e belgëve.
https://www.youtube.com/watch?v=dBFpMl1j4ng
Për ta kompletuar një natë të paharrueshme, Haris Seferovic kompletoi het-trikun dhe vulosi rezultatin 5:2.
https://www.youtube.com/watch?v=XvGQOdDSVOM
Zvicra kalon në fazën finale të Ligës së Kombeve, ndërsa Belgjika vazhdon të mbete pjesë e Ligës A. /Periskopi/



