Brazil – Uruguaji: Mbappe tregon bisedën e Neymar në WhatsApp rreth ndërhyrjeve të Cavanit

Brazil – Uruguaji: Mbappe tregon bisedën e Neymar në WhatsApp rreth ndërhyrjeve të Cavanit

Një nga temat më të përfolura në ditët e fundit në futboll ishte ndërhyrja e Edinson Cavanit në Neymarin gjatë miqësores Brazil-Uruguai.

Dyshja më herët kanë pasur marrëdhënie të acaruara dhe ka mjaftuar kjo të flitet për prishje të raporteve mes dyshes së Paris Saint Germainit.

Për gjithë këtë u pyet edhe Kylian Mbappe dhe francezi zbulon se ylli brazilian e ka marrë me sportivitet ndërhyrjen e Cavanit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=67&v=J1_lKnMWapE

“Ia dërgova videon Neymarit në WhatsApp, ai qeshi”, ka thënë Mbappe i pyetur për rastin në fjalë.

“Nuk është asgjë. Ishte thjesht një ndërhyrje, ata ishin duke luajtur për vendet e tyre dhe kanë bërë gjënë duhur”.

“Ata nuk u kursyen, nëse aty është një top për t’u fituar, duhet të shkosh për atë”.

“Kjo nuk do t’i ndalojë ata të përqafojnë njëri-tjetrin teksa shënojnë gola për PSG-në”, ka shtuar Mbappe.

https://www.youtube.com/watch?v=t0mO3tfbu2U

Shpërndaje në: