E jashtëzakonshme: Challandes përgjigjet në shqip gjatë konferencës

E jashtëzakonshme: Challandes përgjigjet në shqip gjatë konferencës

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka folur para ndeshjes finale kundër Azerbajxhanit, që zhvillohet nesër në mbrëmje.

Në pyetjen se ai i atribuohet suksesi atij, Challandes u përgjigj në gjuhën shqipe duke thënë: ‘Jo’.

“Unë nuk jam përgjegjës për këtë sukses. Kosova ka luajtur edhe me Albert Bunjakun ndeshje për kualifikime për Botëror si ndaj Turqisë, Ukrainës apo Finlandës”.

Kosova ndodhet e para në grup teksa i mjafton vetëm një barazim për ta siguruar vendin e parë ndërkohë që azerëve u duhet vetëm fitorja. /Periskopi/

Shpërndaje në: