Zyrtare: Ky ekip e përfaqëson Kosovën në turneun ‘Kupa Pavarësia 2018’
Kupa “Pavarësia 2018″, do të zhvillohet në qytetin e Korçës, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
Federata Shqiptare e Futbollit, organizatorja e këtij turneu mbarëkombëtar, për të dytin vit radhazi ka zgjedhur qytetin juglindor për të zhvilluar këtë aktivitet.
Pjesëmarrës do të jenë katër skuadra: Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës.
Shorti gjysmëfinal do të hidhet me datë 27 Nëntor. Ndeshjet do të luhen me datë 28 Nëntor në aneksin dhe stadiumin Skënderbeu”. Aktiviteti fillon në orën 11.00.



