Mbappe: Ronaldo ishte heroi im, por tani gjithçka ka përfunduar
Kylian Mbappe ka thënë se Cristiano Ronaldo ishte heroi i fëmijërisë, por tani gjithçka ka marrë fund.
Mbappes iu dha mundësia të bashkohej me Ronaldon në Real Madrid para dy sezoneve, por refuzoi dhe kaloi tek Paris Saint-Germain, në një marrëveshje huazimi që kushtoi 180 milionë euro e që në fund të sezonit u bë i përhershëm, transmeton Periskopi.

”Ai është heroi im nga fëmijëria dhe ishte e mahnitshme ta takohesha kur e vizitova Valdebebasin(qendra stervitore e Real Madrid)”.
”Por unë jam një konkurrent dhe një person i cili është shumë konkurrues dëshiron të fitoj, të fitoj dhe vetëm të fitoj. Pra, nuk ka rëndësi se kush është para nesh, ne duam të fitojmë”.
”E admirova kur isha më i ri, por tani gjithçka ka përfunduar”.
”Nga dikush që ka fituar pesë ‘Topa të Artë’ ju mund të mësoni shumë”, deklaroi ylli francez./Periskopi/



