Përfaqësuesja e Shqipërisë turpërohet edhe nga Malta në shtëpi: Mezi e mund 3:2
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll U-21, kafituar turpshëm 3 me 2 ndaj Maltës në Elbasan Arena në Elbasan, shkruan Periskopi.
Kjo është ndeshje miqësore por rezultati i arritur është për keqardhje duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me Maltën, një prej kombëtareve më të dobta në Evropë.
Golin e parë për Shqipërinë e Alban Bushit e shënoi Shefit Shefiti ndërkaq maltezët barazuan dhe madje edhe e përmbysën epërsinë. Më pas barazoi me penallti Hebaj dhe shënoi sërish pas një aksioni tjetër.



