Noizy thumbon Përfaqësuesen e Shqipërisë: Lojtarë fasulesh, nga sot jam tifoz i Kosovës
Këngëtari i mirënjohur nga Shqipëria, Noizy, është bërë tifoz i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
“Kosova eshte skuadra ime e preferuar per momentin. Mezi po pres Europianin & Botërorin. Shqipërin se mbaj mend kur ka fitu. Lojtar fasulesh”.
Ky është postimi që ka bërë reperi i njohur Noizy pas humbjes së Shqipërisë me rezultatin 0-4 me Skocinë.
Ndërkohë të shtunën luajti edhe Kosova e cila mposhti Maltën me rezultatin 5-0.




