Holandës i mjafton barazimi, Gjermania vazhdon katastrofën (VIDEO)

Holandës i mjafton barazimi, Gjermania vazhdon katastrofën (VIDEO)

Holanda ka arritur të marrë një barazim të artë ndaj Gjermanisë, aq sa i ka mjaftuar për të kaluar në fazën finale të Ligës së Kombeve.

2:2 ishte verdikti final i ndeshjes, me Francën që zbret në pozitën e dytë, ndërsa Gjermania bie një ligë më poshtë.

‘Panzerat’ e nisën më mirë takimin duke shënuar me Timo Werner (9′), ndërsa vazhduan dominimin kur Leroy Sane (20′) dyfishoi epërsinë.

https://www.youtube.com/watch?v=hhcwBkMaIFY

https://www.youtube.com/watch?v=NHhv4TI1OnU

Ekipi i Joachim Low dukej i këndellur, por megjithatë befasia është ruajtur për në fund.

Së pari, Promes (85′) ngushtoi epërsinë para se Virgil Van Dijk (90′) t’i jepte pikën e artë ‘Tulipanëve’.

https://www.youtube.com/watch?v=bUAtJ_wRyEY

https://www.youtube.com/watch?v=pHbg1Vl9zEo

Holanda i bashkohet Portugalisë, Zvicrës dhe Anglisë në ‘final-fourin’ e Ligës A./Periskopi/

Shpërndaje në: