Mbyllet ndeshja e Ligës D, ja kundërshtari i mundshëm i Kosovës
Gjeorgjia ka përfunduar në vendin e parë të Ligës D të Ligës së Kombeve.
Gjeorgjia vetëm ishte kualifikuar nga ndeshja e pestë, ndërkaq mund të jetë kundërshtarë i Kosovës, nëse ‘Dardanët’ barazojnë ndaj Azerbajxhanit nesër
Kujtojmë se Gjeorgjia pritet të shkojë në gjysmëfinale si skuadra më e mirë e Ligës D.
Nëse Kosova tubon vetëm 12 pikë, atëherë skuadra më e mirë e Ligës D luan kundër skuadrës së katër më të mirë të kësaj lige.
Ndeshja gjysmëfinale pritet që të luhet në Gjeorgji në mars të vitit 2020.
Gjeorgjia ishte në grup me Kazakistanin, Letoninë dhe Andorran.
Gjeorgjia ka fituar në pesë ndeshje dhe ka barazuar në një të tillë duke fituar grupin më 16 pikë.
E dyta në grup ka përfunduar Kazakistani më 6 pikë, kurse Letonia ka përfunduar më 4 pikë e Andorra më 4 pikë./Periskopi/



