Konfirmohet: Kosova nuk luan ndeshjet e play-off në Prishtinë

Konfirmohet: Kosova nuk luan ndeshjet e play-off në Prishtinë

Tashmë është konfirmuar gjithçka nga UEFA.

Kosova nuk luan ndeshjet e play-off, në rast se kualifikohet, në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Fatkeqësisht, ky është një lajm jo i mirë për ekipin e Challandes, që nuk ka treguar lojë bindëse në ndeshjet mysafire, duke mos llogaritur ndeshjen e kaluar ndaj Maltës.

Në rast se ‘Dardanët’ barazojnë nesër ndaj Azerbajxhanit, atëherë do luante si mysafir i Gjeorgjisë, në Tbilisi.

E në rast fitoreje, Kosova udhëton drejt Shkupit për t’u përballur me Maqedoninë./Periskopi/

Shpërndaje në: