Duam hakmarrje: Azerbajxhani votoi kundër Kosovës në Interpol
Kosova nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, Interpol.
Një nga shtetet që votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ishte edhe Azerbajxhani, kundërshtari i sontëm i ‘Dardanëve’ në futboll, transmeton Periskopi.
Ekipit të Bernard Challandes i mjafton edhe barazimi që të kaloj në fazën finale të Ligës së Kombeve, aty ku e pret Maqedonia ose Gjeorgjia.
Por një fitore do ishte më e ëmbël, për shkak se do ishte një lloj ‘hakmarrje’ për votimin që bëri sot shteti azerë në Interpol./Periskopi/



