Qesharake: Kaq tifozë të Azerbajxhanit do jenë të pranishëm në ‘Fadil Vokrri’
Kishte shumë pyetje se a do kishte tifozë nga Azerbajxhani të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, sonte.
Deri dje në mbrëmje nuk kishte diçka zyrtare, por para pak çastesh UEFA ka njoftuar se do jenë të pranishëm vetëm tre tifozë azerë sonte në stadiumin e Prishtinës, shkruan Periskopi.
Ndryshe, Kosova sonte luan përballë Azerbajxhanit në ndeshjen jetike për ‘Dardanët’.
Fitorja ose barazimi çon tutje djemtë e Challandes, kurse azerëve i duhen vetëm tre pikët për të kaluar në finalet e Ligës së Kombeve./Periskopi/



