Milot Rashica është gati, poston foto interesante para ndeshjes (FOTO)

Milot Rashica është gati, poston foto interesante para ndeshjes (FOTO)

Milot Rashica është gati për takimin e sotëm kundër Azerbajxhanit.

Kosova kërkon të shkruajë historinë duke u kualifikuar në mesin e 4 skuadrave më të mira të Ligës D në Ligën e Kombeve, ku njëra prej tyre siguron pjesëmarrjen në Euro 2020.

Rashica, që shënoi gol të bukur kundër Maltës ditë më parë dhe nga i cili presin sot edhe tifozët që të realizojë sërish, duket se është gati për takimin.

Gjatë ditës, ai ka postuar një foto në Instagram: “Forca Kosova”.

Takimi mes Kosovës e Azerbajxhanit nis nga ora 20:45.

Shpërndaje në: