Dallku e ‘godet’ shumë keq trajnerin Challandes para ndeshjes
Kosova takohet sonte me Azerbajxhanin në ndeshjen vendimtare për kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Futbollisti i Prishtinës, Armend Dallku e ka kritikuar trajnerin Bernard Challandes për inkuadrimin nga minuta e parë të portierit Arjanet Muriç. “I kam dyshimet e mia. Në ndeshje të tilla të largohet kapiteni, nuk është mirë. Të inkuadrohet një lojtar i ri në moshë dhe të largohet një portier më përvojë, nuk po më duket në rregull”, ka thënë Armend Dallku për SuperSport Kosova.
Dallku ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare.
Në rast të fitores, Kosova do të kaloj në fazën e paly-offit të Ligës së Kombeve, por edhe që do të kalonte nga Liga D, në atë C.



