Ja pse Arijanet Muric starton nga fillimi
Kosova e pret në ‘Fadil Vokrri’ Azerbajxhanin për ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve nga ora 20:45.
Tashmë janë zbuluar formacione zyrtare. Befasi mbetet inkuadrimi i portierit të talentuar të Manchester Cityt, Arijanet Muriç nga minuta e parë.
Ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti e zbulon arsyen e lënies jashtë të Samir Ujkanit.
“Ka qenë vendim jo i lehtë. Ka qenë marrëveshja që kështu të ndodh. Shpresoj shumë se Muriç do të luajë mirë sonte. Ai është portier shumë i talentuar”, ka deklaruar Muharrem Sahiti për SuperSport Kosova para ndeshjes.



