Shqipëria këndellet, fiton ndaj Uellsit

Shqipëria këndellet, fiton ndaj Uellsit

Shqipëria ka arritur fitore ndaj Uellsit, në një miqësore luksi të zhvilluar në ‘Elbasan Arena’.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Bekim Balaj, nga pika e bardhë në minutën e 60-të.

Kujtojmë se ‘Kuqezinjët’ e përfunduan aventurën e tyre në Ligën e Kombeve me një fitore dhe tre humbje, por vazhdon të mbetet pjesë e Ligës C edhe për sezonin e ardhshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: