Kapiten, u kry!

Kapiten, u kry!

Kosova arriti fitore sensacionale përballë Azerbajxhanit, duke e mposhtur me rezultat 4:0.

Tre gola nga Arbër Zeneli dhe një nga Amir Rrahmani dëshmuan kualitetet që posedon kjo kombëtare, shkruan Periskopi.

E krejt këto suksese kanë vetëm një emër – FADIL VOKRRI.

Njeriu që solli në Kosovë një trajner si Bernard Challandes, ku shumica ishin skeptik sa i përket suksesit të tij me ‘Dardanët’.

Sonte, misioni u përmbush. Kosova fitoi grupin në Ligën e Kombeve, duke u renditur e para me 14 pikë, teksa do ndeshet me Maqedonin në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni, e pse jo që në vitin 2020 të jemi pjesë e Europianit, sigurisht falë legjendës Vokrri. /Periskopi/

Shpërndaje në: