Muric emocionon: Dua të shkruaj histori me Kosovën
Portieri i talentuar i Kosovës, Arijanet Muric është paraqitur para kamerave pas debutimit të tij me ‘Dardanët’.
Ai ka treguar se qëllimi i tij është që të shkoj shumë larg me Kosovën, pse jo edhe në Botëror.
”Është e rëndësishme për mua, dhe jam i lumtur që luaj ketu. Jam i kënaqur që popullit i dham kënaqësi sonte”.
”Dua që të shkoj shumë larg me Kosoven, te shkruajmë histori bashkë. Është e rëndësishme që kam debutuar kaq i ri”, tha ai.
Se a e ka parë trajneri i tij Guardiola ndeshjen, Muric tha:
”Nuk e di a e ka shikuar Guardiola ndeshjen, shpresoj që e ka bërë”, përfundoi duke qeshur ai. /Periskopi/



