Ramiz Lladrovci me çikë dhe me shokun e tij, Bekim Jasharin duke bërë tifo për Kosovën

Ramiz Lladrovci me çikë dhe me shokun e tij, Bekim Jasharin duke bërë tifo për Kosovën

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas fitores bindëse të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, raporton Periskopi.

Lladrovci ka publikuar fotografi nga stadiumi “Fadil Vokrri” ku ka ndjekur ndeshjen për së afërmi dhe ka shkruar se disponimi nau përmirësua me rezultatin e ndeshjes, pas dështimit në Interpol.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Urime, urime, urime!!!

Sonte, ishte natë e madhe e sportit tonë, e lojës ekipore në futboll dhe ndjenjës së fitimtarit!

Edhe pse dita filloi me lajmin e hidhur, pengesat e vendeve krah armikut tonë kundër anëtarësimit tonë në Interpol, disponimi sado pak, u përmirësua.

Nga Malta, ju thash miq të mi se azerëve do t’ju ofrojmë vetëm kënaqësinë e pjesëmarrjes në festën tonë të kualifikimit!

Festoni me neve azer, se ne, edhe luajmë më mirë se ju, edhe kemi vullnet më të madh se ju, edhe jemi fer, besa edhe Policinë e kemi më të mirë se ju!

Urime futbollistë, sportdashës, trajner e shqiptarë, kudo që jeni!

Shpërndaje në: