Vrau mizorisht gruan dhe dy çikat e vogla – Mahnit deklarata e 33 vjeçarit

Vrau mizorisht gruan dhe dy çikat e vogla – Mahnit deklarata e 33 vjeçarit

Konsiderohet si një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura për arsye familjare krimi i rëndë i Chris Watts.

33-vjeçari është dënuar me burim të përjetshëm për eliminimin e gruas shtatzënë dhe dy bijave të tij të mitura.

Vrasësi kishte deklaruar në televizionet lokale se nuk e dinte arsyen pse e shoqja dhe të bijat ishin zhdukur dhe kërkonte kthimin e tyre.

Madje në polici, ai kishte dëshmuar se i kishte kërkuar ndarjen bashkëshortes së tij një ditë para se ajo të zhdukej.

Ditë më vonë trupat e fëmijëve u gjetën në bota nafte dhe nëna e tyre u varros në një varr të cekët.

Watts akuzohej për pesë akuza duke marrë kështu dënim me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht, por shmangi dënimin me vdekje si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Një gjykatës e ka përshkruar këtë krim si më çnjerëzorin të dëgjuar ndonjëherë.

 

Shpërndaje në: