Euro 2020, konfirmohet vazot – ja ku gjendet Kosova
Vazot për shortin e eliminatoreve për EURO 2020 tashmë janë konfirmuar, i cili do të mbahet në Dublin më 2 dhjetor.
Kosova gjendet në vazon e pestë, ndërsa ka mundësinë të kualifikohet në Europian edhe përmes Ligës së Kombeve, ku do ndeshet me Maqedoninë, shkruan Periskopi.
Shqipëria, e cila nuk ka gjasa të shkoj në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve, gjendet në vazon e katërt.

Rregulli i këtyre kualifikimeve mbetet i njëjtë. Dy kombëtaret e para në grup kalojnë direkt në fazën finale të EURO 2020, ndërsa 4 kombëtaret fituese të Ligës A do të jenë në grup me 5 Kombëtare.
Grupet tjera do të përbëhen me nga 6 kombëtare.
Vazoja e parë: Anglia, Portugalia, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania.
Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjilbraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.
Vazoja e gjashtë: Andora, Letonia, Lihtenshtajn, San Marino dhe Malta. /Periskopi/



