Qeveria shpërblen përfaqësuesen e Kosovës, kaq para fiton FFK-ja
Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka kërkuar që këto mjete të miratohen nga Qeveria për ta ndihmuar përfaqësuesen dhe këto mjete do t’i ndajë Ministria e Kulturës.
“Kërkoj nga ju që mjetet 500 mijë euro t’i ndahen përfaqësueses së Kosovës, që t’i ketë të gjitha kushtet për t’u përgatitur”, tha Shala.
Kujtojmë se Kosova mposhti mbrëmë Azerbajxhanin me rezultat bindës 4:0 dhe kësisoji u kualifikua për në fazën finale të Ligës së Kombeve, ku e pret Maqedonia. /Periskopi/



