Brexit: Klubet e Premier Ligës kundër idesë për dalje nga Europa

Brexit: Klubet e Premier Ligës kundër idesë për dalje nga Europa

Premier Liga ka hedhur poshtë propozimin e Asociacionit të Futbollit Anglez për të rritur numrin e lojtarëve vendor pas Brexit.

Zyrtarët nga FA duan të rrisin numrin e lojtarëve anglez në vend, nga 8 në 12 dhe të ulin numrin e lojtarëve të huaj nga 17 në 13, transmeton Periskopi.

Ata besojnë se nëse nuk arrihet marrëveshja e Brexit atëherë numri i lojtarëve evropianë që do mund të luanin në Britani të Madhe do të binte në 2/3, shkaku i lejeve për të luajtur jashtë Europës.

Megjithatë, Premier Liga – të cilët besojnë se EFL dhe SPFL janë në të njëjtën faqe – nuk pajtohen me propozimin dhe thonë se nuk ka prova për të treguar se do të përmirësonte cilësinë e ekipeve kombëtare.

Një burim i brendshëm i Premier Ligës ka treguar për mediat në ishull se ata kanë zhvilluar një sërë bisedash me qeverinë, duke shprehur haptazi kundërshtimin për dalje nga Europa./Periskopi/

Shpërndaje në: