Zv/ministri dehet nga fitorja e Kosovës, nuk ia qëllon fjalës kombëtare

Zv/ministri dehet nga fitorja e Kosovës, nuk ia qëllon fjalës kombëtare

Zëvëndësministri i Diaspores dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura iu gëzua shumë fitores historike të Kosovës ndaj Azerbajxhanit.

Ai këtë gëzim vendosi ta ndaj me ndjekësit e tij në Facebook, shkruan Periskopi.

Por jo gjithçka shkoi siç e kishte planifikuar, pasi gaboi dy herë në drejtshkrim, duke e quajtur Kosovën ‘konbotare’, sigurisht një emërtim i ri nga Faruk Nura.

Në postimi e parë ai shkroi: ”Duke festuar fitoren e konbotares me babgjyshin”, duke ia huqur me të madhe.

U mundua ta përmirësonte, por sërish gaboi: ”Duke festuar fitoren e komtares me babgjyshin”.

E treta e vërteta, më në fund Faruk Nura u tregua i saktë në postimin e tij: ”Duke festuar fitoren e Kombëtares me babëgjyshin”.

Shpërndaje në: