Agim Ademi jep lajmin e madh: Ky futbollist shumë shpejt do ti bashkohet Kosovës
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e zbulon yllin e radhës që do ti bashkohet Kosovës.
Ai ka deklaruar se Loret Sadiku do jetë prurja e re e Kosovës, por tha se janë në bisedime edhe me dy lojtarë të tjerë, përcjell Periskopi.
“Loret Sadiku do t’i bashkohet Kosovës. Ai po e rregullon dokumentacionin. Ka edhe lojtarë të tjerë, por Loreti do të vijë si fillim”, deklaroi Agim Ademi për SuperSport Kosova.
Sadiku luan në Turqi me Kasimpasan, teksa refuzoi ftesën e Shqipërisë për ndeshjet e fundit.
Ai edhe më herët ka qenë pjesë e Kosovës, por ndërrimi i tri kombëtareve(Suedi, Shqipëri dhe Kosova) ka bërë që FIFA t’ia mohojë Kosovën. /Periskopi/



