Pezullohet Botërori i Paraglajdizmit në Serbi, shkak Kosova
Është pezulluar Kampionati i dhjetë Botëror i Paraglajdizmit që është paraparë të mbahej në maj të vitit të ardhshëm në Vërshac të Serbisë.
Kjo për shkak të situatës politike të Serbisë me Kosovën dhe vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të mos ketë diskriminim të delegacioneve sportive, siç ka ndodhur së fundmi kur Spanja nuk lejoi simbolet shtetërore të Kosovës dhe India ia pamundësoi boksieres Donjeta Sadiku pjesëmarrjen në Botëror për shkak se nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Federata Botërore e Paraglajdizmit nuk ka dhënë detaje tjera, pos që ka thënë se do të informojë me kohë.



