Guardiola i’a kthen ‘borxhin’ Barcelonës (Video)

Guardiola i’a kthen ‘borxhin’ Barcelonës (Video)

Barcelona ka kaluar në epërsi me anë të Linoel Messi i cili shënoi në minutën e 21′. Katalunasit dominuan deri në minutën e 39′ kur ‘qytetarët’ barazuan me anë të turkut, Ilkay Gundogan.

Që nga ai moment skuadra e Pep Guardiolës morri lojën nën kontroll duke kaluar në epërsi me golin e belgut De Bruyne, i cili realizon nga gjuajta e lirë në minutën e 51′.

Barcelona tentoi të barazojë rezultatin ku e goditi shtyllen me anë të Andre Gomes pas një solo aksioni të Luis Suarez.

City goditjen e fundit ja dhuroi në minutën e 74′ kur shënoi golin e tretë përsëri nga Gundogan, i cili realizojë pas asistimit të Jesus Navas. Takimi ka përfunduar me rezultat 3-1.

Tashmë Manchester City ka shtatë pikë pas 4 ndeshjeve dhe qëndron në pozitën e dytë ndërsa Barcelona është e para me nëntë pikë në grupin C. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=hOWM6lGwlzg

Shpërndaje në: