Ja kush e bindi Valon Berishën të zgjedhte Kosovën

Ja kush e bindi Valon Berishën të zgjedhte Kosovën

Mesfushori Valon Berisha para se t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës në futboll, ka qenë pjesë e Kombëtares së Norvegjisë.

Atë e ka bindur ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku që t’i bashkohet ekipit kosovar.

25-vjeçari sot luan me Lazion në Itali dhe është një ndër futbollistët kryesor të Kosovës.

Image may contain: one or more people, stadium and outdoor

Në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit e ka bart shiritin e kapitenit.

“Valon Berisha është ndjekur për pesë vite që të vijë të Kosova. Është dashur që t’i shpjegohet strategjia dhe proceset pasi që Kosova nuk ka qenë as e pranuar. Sa ka qenë këta lojtarë që të vijnë e tregon fakti se kanë mundur që ta humbasin edhe karrierën. Lojtarët aso kohe edhe janë penalizuar. Më kujtohet një rast kur Enis Alushi dhe Albert Bunjaku kanë luajtur në Kaizerslautern, janë dënuar nga klubi pas ardhjes te Kosova pasi që ne nuk kemi qenë të pranuar”, ka thënë Albert Bunjaku për T7.

Ky trajner e ka drejtuar Kosovën në eliminatoret për Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Shpërndaje në: