‘Çmenden’ tifozët e Arsenalit, ylli i tyre vesh fanelën e PSG (FOTO)
Tifozët e Arsenalit mund të jenë çmendur në momentin kur Lucas Torreira vendosi të postoj një foto në Instagram, me fanelën e Paris Saint-Germain.
Frika se ai mund të largohet është rritur edhe më shumë kur ata panë se Torreira falënderoi sulmuesin e PSG Edinson Cavani për dhuratën, transmeton Periskopi.
Megjithatë, ‘Topçinjët’ nuk duhet të shqetësohen pasi ai ka veshur fanelën e basketbollit të ekipit të PSG dhe jo atë të futbollit.

Kompania Nike këtë sezon bëri një ndryshim drastik, duke e bartur markën e saj Air Jordan edhe në futboll.
Ekipi i PSG ka qenë ‘eksperimenti’ i parë i Nike për këtë markë. /Periskopi/



