Një tjetër yll kosovar del në dritë: Prizrenasi luan nga fillimi për gjigantin gjerman në Bundesligë

Një tjetër yll kosovar del në dritë: Prizrenasi luan nga fillimi për gjigantin gjerman në Bundesligë

Kur po zhvillohet minuta e 64 e ndeshjes në Wolkswagen Arena në Bundesliga I mes Wolfsburgut dhe nënkampionit RassenBallsport Leipzig, rezultati është 1 me 0 për vendësit.

E veçanta e kësaj ndeshje në Bundesliga është talenti i ri 21 vjeçar, Elvis Rexhbecaj që po luan nga fillimi. Rexhbecaj po luan në krahun e majtë të mesfushës dhe bart numrin 37. Në anën tjetër të mesfushës luan shqiptari tjetër, Admir Mehmedi me shumë përvojë në elitën e futbollit gjerman.

Për Rexhbeçajn kjo është ndeshaj e 12 në Bundesliga 1.

Çfarë dimë deri tash për të? Ai nuk ka luajtur për grupmoshat e asnjë shteti, por duket se është rritur në Gjermani duke qenë se ka luajtur për të rinjtë e Brandenburger Sc Sud. Rexhbecaj ka zhvilluar 35 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola për ekipin e dytë të Wolfsburgut, por sivjet po ndodh shpërthimi i tij.

Ai ka lindur në Gjonaj të Prizrenit më 1 nëntor të 1997-s. Ai fitoi kontratë profesionale më 20 gusht të vitit 2017 duke e bërë debutimin e tij më 28 janar 2018. /Periskopi

Shpërndaje në: