Dusseldorf i tregon derën Kovac, Bayerni dështon sërish (VIDEO)
Se Bayern Munchen nuk po kalon momente të mira konfirmohet edhe pas barazimit 2:2 ndaj Dusseldorf.
‘Bavarezët’ ishin duke udhëhequr 2 me 1 pas 45 minutave të para, kur Sule dhe Muller shënuan për vendasit, kurse Lukebakio ngushtoi diferencën.
Sulmuesi Thomas Muller (58′) shënoi golin e tretë për ekipin e Kovac dhe dukej se tre pikët ishin të sigurta.
Por në skenë doli sërish Lukebakio që shënoi për 3 me 2, ndërsa befasia ndodhi në fund, kur belgu barazoi dhe kompletoi het-trikun e tij të parë në Bundesligë.
Schluss in der #AllianzArena: #FCBF95 3-3. pic.twitter.com/wtDaBhwVHn
— FC Bayern München (@FCBayern) November 24, 2018
Ky barazim mban Bayernin në vendin e pestë me 21 pikë, çka do të thotë se shkarkimi i Niko Kovac është afër. Ekipi mysafir gjendet në vendin e parafundit me 9 pikë. /Periskopi/



