Juventus s’e bën hesap ligën italiane, Ronaldo merr primatin e golashënuesit (VIDEO)
Juventus ka shënuar fitoren e rradhës në Serie A, duke e mposhtur 2:0 Spal.
Në minutën e 29-të Cristiano Ronaldo shënoi golin e 9-të në Serie A, duke u bërë golashënuesi më i mirë në ligë.
Mario Mandzukic vulosi rezultatin 2 me 0 në pjesë e dytë, për ta mbajtur ekipin ‘Bardhezi’ në krye me 37 pikë. Spal gjendet në vendin e 15 me 13 pikë. /Periksopi/



