Tottenham ia shkakton humbjen e parë Chelseat (VIDEO)
Tottenham Hotspur e ka fituar derbin londinez ndaj Chelseat me rezultat 3 me 1.
‘Gjelat’ e nisën shumë mirë takimin kur në minutën e 8-të Dele Alli me kokë, i dha avantazhin vendasve.
Tetë minuta më vonë, me një super-goditje Harry Kane dyfishoi epërsinë.
Chelsea kërkonte të bënte diçka por assesi nuk e kishte idenë se si të krijonte.
Në pjesën e dytë, një solo aksion i Heung Min-Son (55′) fundosi shpresat e ‘Bluve’ për rezultat pozitiv.
Sulmuesi Olivier Giroud shënoi golin e nderit, teksa ekipi i Maurizio Sarri u njoftua për herë të parë me humbje këtë sezon.
Tottenham i rrëmben pozitën e tretë Chelseat me dy pikë më shumë, 30 sosh. /Periskopi/



